Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj po merr pjesë në forumin e biznesit që po zhvillohet në Kroaci, ku përveçse është takuar me biznese nga të dyja vendet, ka takuar edhe zyrtar të lartë atje, si zëvendëskryeministrin, ministrin e Financave si dhe drejtues të dhomës së tregtisë. Denaj ka theksuar se biznesi kroat është i mirëpritur dhe ka hyrë tashmë në tregun shqiptar, teksa shtoi se duhet intensifikim i marrëdhënieve mes investitorëve të dy shteteve.
“Investimet në turizëm, agroturizëm dhe bujqësi në tërësi, hapësira për investime në energji të rinovueshme dhe zonat e lira ekonomike janë me potencial të lartë për zhvillim dhe për të krijuar një standard tjetër për modelet e biznesit në këto fusha. Vizioni i ngjashëm i Kroacisë dhe Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe momentet historike na kanë bashkuar përherë, duke e shndërruar marrëdhënien tonë në një partneritet strategjik”, u shpreh Ministrja Denaj.
Po ashtu denaj ka shtuar se vendi po punon për të përfituar sa më shumë fonde nga bashkimi evropian, dhe se për këtë po ecën në hapat e Kroacisë.
“Vizioni i ngjashëm i Kroacisë dhe Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe momentet historike na kanë bashkuar përherë, duke e shndërruar marrëdhënien tonë në një partneritet strategjik”, u shpreh Ministrja Denaj.
Forumi i Përbashkët i biznesit është organizuar nga dy Dhomat Kombëtare të Tregtisë se dy vendeve, dhe në fund të takimit palët kanë rënë dakord për të rritur bashkëpunimin mes grupe teknike mes ministrive respektive për të mundësuar përthithjen e fondeve të BE, përshtatjen e plotë të ligjeve në kuadër të integrimit si dhe marrëveshje institucionale edhe mes dhomave të bizneseve, sidomos ato të Zejeve.