Forcohet sërish euro, në
pritje të sezonit turistik

Forcohet sërish euro, në<br />pritje të sezonit turistik
TIRANE - Monedha europiane është dobësuar në këmbimet ndaj lekut vetëm gjatë dy ditëve në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u është rikthyer sërish dje ritmeve pozitive, duke ngjitur shkallët e vlerës sërish në tregun vendas.

Një euro këmbehej dje mesatarisht me 141.29 lekë, 0.09 lekë më shumë kundrejt dy ditëve më parë. Valuta e përbashkët europiane po qendron në kuota të larta që prej dy muajsh dhe nivelin më të lartë të vitit e arriti gjashtë ditë më parë.

Ekspertët parashikojnë ndërkohë që euro do të vijojë të qëndrojë e fortë në treg, përsa kohë kërkesa për të është e lartë dhe oferta mbetet shumë e limituar, derisa të vijë sezoni i ardhjeve masive të emigrantëve dhe turistëve.

Nga ana tjetër, valuta amerikane ka vijuar të jetë e dobët kundrejt lekut. Dollari është zhvlerësuar 0.08 lekë kundrejt dy ditëve më parë, duke u këmbyer me 105.51 lekë.

Nga ana e tij, edhe paundi britanik ka humbur terren ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me 0.57 lekë dhe të njejtën tendencë ka ndjekur edhe franga zvicerane, me 0.14 lekë humbje vlere.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore