Forcohet sërish leku ndaj
valutave, euros dhe dollarit

Forcohet sërish leku ndaj<br />valutave, euros dhe dollarit
TIRANE - Monedha vendase e ka mbyllur javën duke fituar pikë ndaj asaj evropiane, pasi ishte zhvlerësuar ndjeshëm gjatë katër ditëve të para, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Të premten, një euro u këmbye me 141.24 lekë, duke zbritur në raport me nivelin më të lartë të këtij viti, prej 141.44, që u arrit në fund të javës së kaluar. Të premten u leku forcua edhe ndaj dollarit, i cili zbriti në 106.84 lekë, duke treguar për një qetësim të monedhës vendase.

Euro është forcuar ndjeshëm ndaj lekut gjatë tremujorit të dytë të vitit, ku sipas aktorëve të tregut, arsyeja kryesore është kërkesa e lartë për valutë nga bankat që blerjnë për llogari të klientëve të tyre, kryesisht kompani të huaja që transferojnë fitimet në vendin mëmë.

Ndërsa të dhënat për tremujorin e dytë nuk kanë dalë akoma, në tremujorin e parë (ku leku ka qenë më i qëndrueshëm) nuk rezultoi, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, që të kishte pasur rritje të transferimeve të fitimeve në raport me tremujorin e parë të një vit më parë. Transferimi i fitimeve fillon zakonisht tremujorin e dytë, pas mbylljes së bilanceve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore