Forlan: Nuk iki nga Interi...
vetëm nëse do më detyrojnë

Forlan: Nuk iki nga Interi...<br />vetëm nëse do më detyrojnë
Sulmuesi uruguaian, Diego Forlan nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi, edhe pse në edicionin e tij të parë me këtë skuadër nuk arriti të tregojë potencialin e tij. ”Kam kaluar një vit të pafat te Interi" tha uruguajani.

"Në fillim ishin lëndimet e njëpasnjëshme, kurse më pas përfshirja në një rol tjetër nga ai që isha mësuar. E pata të vështirë të ambientohesha, por nuk shoh asgjë të pazakontë. Ndjehem mirë te Interi dhe e di se e kam besimin e presidentit Masimo Morati”, ka thënë Forlan.

Sa i përket zërave për një rikthim në Atletiko Madrid, sulmuesi uruguaian është shprehur: ”Largimi nga Interi nuk është në planet e mia. Vetëm nëse drejtuesit e klubit e kanë ndërmend të më vendosin në shitje do ta mendoja një gjë të tillë. Mirëpo, deri më tani askush nuk më ka thënë një gjë të tillë, prandaj nuk shoh asnjë motiv për ta menduar largimin”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës