SHBA, Kansas - Mëngjesin e kësaj të mërkure në orën 03:00 me kohën shqiptare, Argjentina do të përballet kundër Algjerisë në ndeshjen hapëse të Grupit J të Kupës së Botës.
Argjentina vjen me petkun e kampiones në fuqi të Kupës së Botës dhe do të kërkojë t'i shkojë deri në fund turneut. Lionel Messi me shokë janë gati dhe trajneri Lionel Scaloni ka përgatitur formacionin e kësaj ndeshjeje. Me nisjen e këtij dueli, Messi bëhet futbollisti i vetëm në botë që ka luajtur në gjashtë Kupa Bote. Nga ana tjetër, Algjeria kërkon surprizën, pasi në ditët e para të Kupës së Botës 2026 'çuditë' me rezultatet kanë qenë disa.
Argjentina është përballur vetëm një herë kundër Algjerisë, kjo në një miqësore në 'Camp Nou' më 5 qershor 2007. Argjentina fitonte 4-3 me dopietën e Lionel Messit dhe golat e Carlos Tevez dhe Esteban Cambiasos.
Pjesë e Grupit J në Kupën e Botës janë Argjentina, Algjeria, Austria dhe Jordania.
Formacionet, Argjentinë - Algjeri
Komente






