Interi synon të rikthehet te trofetë dhe të përfundojë një periudhë pritjeje pas titullit historik me yllin e dytë. Zikaltërit janë të vendosur të luajnë shanset e tyre deri në fund dhe për këtë u duhen dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga përballja e vështirë ndaj Bologna, skuadër që në sezonet e fundit u ka hapur jo pak probleme.

Në prag të gjysmëfinales së Superkupës, trajneri i Interit, Cristian Chivu, foli në konferencë për shtyp duke theksuar se fokusi i vetëm i skuadrës është sfida e radhës.

“Çfarë do të thoshte për mua të fitoja një trofe menjëherë? Nuk ndryshon asgjë. Nuk po kërkoj reputacion personal, por po shijoj rritjen e ekipit. Që nga fillimi i sezonit i premtuam vetes se do të luanim çdo ndeshje me dëshirë dhe ambicie. Tani që jemi këtu, duam ta luajmë deri në fund”, tha ai.

Tekniku zikaltër nënvizoi qartësinë e objektivave dhe besimin në potencialin e grupit.

“Ne e dimë çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar ekipe që synojnë trofe. Është nder të stërvit këtë grup. Lojtarët kanë punuar shumë, pavarësisht vështirësive dhe zhgënjimeve. Është një skuadër e bashkuar, me uri dhe dëshirë", tregoi rumuni.

Dje, Napoli fitoi 2-0 kundër Milanit dhe ka marrë biletën për në finale.

Formacionet e mundshme, Bologna - Inter:

Bologna (4-2-3-1): Ravaglia; Holm, Heggem, Lucumí, Miranda; Moro, Pobega; Orsolini, Odgaard, Cambiaghi; Castro Trajner: Italiano 

Inter (3-5-2): Martinez J.; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Luis Henrique, Frattesi, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; Bonny, Thuram Trajner: Chivu

Arbitër: Chiffi