Rezultati final, La Liga java 32/ Real Madrid 3-2 Barcelona (Vinicius 18' (11 m), Lucas Vazquez 73', Bellingham 90+1' / Christensen 6', Fermin Lopez 69')
BERNABEU - Real Madrid fitoi 3-2 kundër Barcelonës në El Clasicon e 257 mes tyre, me "Galaktikët" që përmbysën ndeshjen dhe "prekin me një dorë" titullin kampion në La Liga për këtë sezon. Heroi i takimit dhe lojtari më i vlerësuar për Realin ishte Lucas Vazquez, që fitoi penalltinë e golit të parë, shënoi golin e dytë dhe asistoi për golin me vlerën e tri pikëve në shtesë.
Ndeshja nisi më mirë për Barçën, që kaloi në epërsi me Christensen pas vetëm gjashtë minutave lojë. Vinicius nga penalltia barazoi në të 18 minutë, ndërsa VAR anuloi golin e Yamal në të 28 minutë. Shumë kontenstime nga miqtë, me VAR që vendosi se topi nuk e kishte kaluar vijën e portës. Në fundin e pjesës së parë de Jong la fushën i dëmtuar në gju.
Fraksioni i dytë ishte spektakolar, me Barçën që mori sërish epërsinë me golin e Lopez, para se Lucas të barazonte. Fundi ishte i hidhur për Barçën, që pësoi gol nga Bellingham në shtesën e parë dhe humbet garën për titullin kampion.
Kjo është ndeshja e pestë radhazi që Barcelona nuk fiton në El Clascio, teksa Reali i ka fituar të pesta ndeshjet. Me 81 pikë Real Madrid thellon epërsinë në krye, duke e dërguar në 11 distancën me Barçën ndjeksë dhe "prek titullin".
Pas eliminimit nga Champions League, kjo është shuplaka e dytë në pak ditë për djemtë e Xavit. Nga ana tjetër Real Madrid shijon suksesin pasi eliminoi Man. Cityn dhe është në gjysmëfinalet e Champions League.
VIDEO E GOLAVE (KLIKO)
Formacionet zyrtare:
REAL MADRID: Lunin; Lucas, Tchouameni, Rüdiger, Camavinga; Modric, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.
BARCELONA: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; Christensen, Gundogan, De Jong; Raphinha, Lamine Yamal, Lewandowski.