FORMACIONET ZYRTARE/ 'El Clasico' me mungesa, Real Madrid me Lunin në portë, Xavi ndryshon Barcelonën

FORMACIONET ZYRTARE/ 'El Clasico' me mungesa, Real Madrid me Lunin në portë, Xavi ndryshon Barcelonën

Foto ilustruese

Real Madrid - Barcelona është ndeshja e ditës në futbollin europian (16:15). Për javën e nëntë në La Liga, dy skuadrat takohen në "Santiago Bernabeu" për herë të 250 në histori. Në Madrid, Barça ka fituar katër nga gjashtë takimet e fundit, duke e bërë ndeshjen edhe më kërkuese për djemtë e Ancelottit. Të dyja skuadrat mbajnë vendin e parë me nga 22 pikë të grumbulluara, duke pasur të njëjtën ecuri.

Në tetë ndeshje, skuadrat kanë shtatë fitore dhe nga një barazim. Te Real mungojnë nga minuta e parë Courtois i dëmtuar, ndërsa në stol edhe Rudiger që u lëndua në Champions League. Xavi ka lënë në stol Pique, Gavi, Kessie apo edhe Ansu Fati.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Tchouameni, Kroos, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Sergio, Dembele, Pedri. Lewandowski, S. Roberto, De Jong, Raphinha, Kounde, Eric, Balde

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE