Australia fitoi 1-0 me Danimarkën në grupin D të Kupës së Botës, me "Kangurët" që kalojnë në fazën me eleminim direkt. Një gol i Leckie vulosi tri pikët për Australinë në ndeshjen e fundit të grupit D. Kësisoj australianët e trajnerit Arnold kalojnë në 16 skuadrat më të mira të botës.
Nga ana tjetër Danimarka zhgënjen sërish edhe në këtë event, duke e mbyllur grupin D me vetëm një pikë falë barazimin 0-0 kundër Tunizisë në vendin e fundit. Nga grupi D kalojnë më tej në fazën me eleminim direkt Franca dhe Australia që kanë nga 6 pikë. Francezët falë golavarazhit janë të parët në grup. Tunizia dhe Danimarka do duhet të presin biletat e kthimit për në shtëpi.
VIDEO/ Australianët në 'delir' pas kualifikimit në 1/8 e Botërorit, festë e 'çmendur' në orën 4 të mëngjesit
Australia fitoi 1-0 me Danimarkën në grupin D të Kupës së Botës. Goli i Leckie në minutën e 60 të ndeshjes ka bërë që "Kangurët" të jenë pjesë e 16 skuadrave më të mira. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, në Australi ka 'shpërthyer' festa e madhe e tifozëve, edhe pse ora shënonte 4 e mëngjesit.
VIDEO/ Kundërsulm 'vrasës', Australia ndëshkon Danimarkën! 'Kangurët' pranë 1/8
60' Australia 1-0 Danimarka. Leckie kalon në avantazh australianët. Një kundërsulm i shpejtë ka bërë që sulmuesi të ndalë sferën në portën e danezëve, teksa me këtë rezultat "Kangurët" janë në fazën me eleminim direkt si 16 skuadrat më të mira në botë.