1765124418_superliga.jpeg

Sot në 18:00 në "Air Albania" luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Trajnerët Ardian Nuhiu i Tiranës dhe Oltion Kërnaja i Partizanit kanë publikuar formacionet. 

Të dy trajnerët janë “sajuar” mes mungesave të rëndësishme. Nuhiu ka bërë një revolucion te Tirana, duke e nisur derbin me Voglin e Taren në sulm nga minuta e parë, ashtu si edhe të sapoafruarin Ndong në mbrojtje.

Ndërsa te Partizani, Kërnaja i ka besuar Kotes një vend në rreshtimin titullar, teksa ka në stol në gjendje gatishmërie emra të rëndësishëm të të kuqve si Skuka, Bintsuka, Buxhelaj e Sembene.

Tirana: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxhiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia


Lajmi kryesor:

Tiranës i ka mbetur vetëm fanella, Partizani 'hakmerret' dhe e mposht 0-2 në derbi! Bardheblutë mbeten në fundin e renditjes