FT/ Real Madrid 0-1 Barcelona (Militao 27' (autogol))
Barcelona fitoi 0-1 me Real Madridin në transfertë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Në "Santiago Bernabeu" vendosi autogoli i Militao në minutën e 27-të të ndeshjes. Në "El Clasicon" numër 101 në Madrid, ishin miqtë që dolën me kokën lart në një ndeshje të luftuar dhe me raste. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave në "Camp Nou" do luhet në 5 prill, për të mësuar skuadrën finaliste të Kupës, me llogaritë që janë të hapura.
Momenti deçiziv i ndeshjes së sotme ishte në minutën e 27-të. Një aksion nga e majta e sulmit bëri që Kessie të dilte përballë Courtois, me goditjen e mesfushorit që u devijua në një "ping-pong" nga Militao për ta dërguar në rrjetë.
Arbitri Munuera Montero e anulloi golin për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR gjithçka u caktua si e rregullt. Me autogol dhe VAR, dueli në Madrid pa një stadium të mbushur për një nga ndeshjet më të forta në botën e futbollit. Megjithë fitoren, trajneri i Baçës, Xavi nuk u duk i qetë duke marrë karton të verdhë në fundin e ndeshjes.
VIDEO/ Vetëm 27 minuta lojë, Barcelona hesht 'Bernabeu-n'! Militao shënon në portën e tij
27' / Real Madrid 0-1 Barcelona. Vetëm 27 minuta i janë dashur Barcelonës për të heshtur "Santiago Bernabeu-n". Një aksion nga Kessie detyroi Militaon që të shënonte autogol. Arbitri e anulloi golin por pas konsultës me VAR goli u quajt i rregullt. Miqtë në avantazh.