Formacionet zyrtare Francë-Shqipëri/ Reja befason në minutat e fundit, Roshi titullar nga minuta e parë

Formacionet zyrtare Francë-Shqipëri/ Reja befason në minutat e fundit, Roshi titullar nga minuta e parë

Pas pak në ‘Stade De France’ do të nisë ndeshja eliminatore e Europianit ‘Euro 2020’ mes Francës dhe Shqiërisë, ndërsa ndërkohë trajnerët e dy skuadrave kanë përzgjedhur formacionet me të cilët do të zbresin në fushë. Tekniku i kuqezinjte, Edy Reja, vijon me skemën 3-5-2, por në ndryshim nga ndeshjet e mëprashme vihen re ndryshime thelbësore në mesfushë.

Qendrën e këtij reparti do ta përbëjnë futbollistët Ylber Ramadani, Amir Abrashi dhe Keidi Bare, ndërkohë nga krahët Hysaj do të luajë në të djathtë, ndërsa Roshi në të majtë. Ky i fundit nuk pritej të niste nga fillimi, por mesa duket trajneri Reja ka ndryshuar mendje duke i dhënë përparësi fierakut para Lenjanit. Qendra e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Mavraj, Gjimshiti dhe Ismajli, ndërsa në sulm Bekim Balaj do të mbështet nga Myrto Uzuni.

Në krahun tjetër, Franca e cila përballë kuqezinjve ka shumë mungesa do të luajë me Lloris, Pavard, Varane, Lenglet, Hernandes, Matuidi, Tolisso, Lemar, Griezman, Coman dhe Giroud.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MURAT: 07/09/2019 20:09

    SHPRESOJ NJE BARAZIM. ZOTI ME NE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre