VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë! 120 minuta lojë në Elbasan

FT/ Tirana 0-1 Egnatia (Jackson 114' (p) )

Egnatia fitoi 0-1 me Tiranën në "Elbasan Arena" dhe mori trofeun e parë të Kupës së Shqipërisë. Pas 120 minutave lojë, vendosi penalltia e Jackson në të 114'. Për herë të parë në histori, Egnatia ia doli të sigurojë një trofe madhor, duke mbyllur një sezon fantastik pas pjesëmarrjes në Conference League.

Ndeshja nisi e kujdesshme për dy skuadrat, që nuk kërkuan të linin hapësira pas. Me disa raste sporadike, dueli do shënjohej në të 25 minutë, kur Elvi Berisha doli me karton të kuq te Tirana. Pas një ndërhyrje në kohë vonesë, kryesori Enea Jorgji nuk ngurroi t'i tregonte kartonin e kuq direkt sulmuesit anësor.

Pas këtij momenti, ishte Egnatia që mori frenat e lojës, por pjesa e parë u mbyll 0-0. Në 45 minutat e dyta Tirana kishte disa mundësi, me Hilën që pretendoi për 11 metërsh, por nuk u akordua nga VAR. Në të 62 minutë, Jackson tronditi shtyllën e Tiranës, me Likën që ishte i mposhtur. Në të 77, Dwamena shënoi te Egnatia, me VAR që anulloi golin për pozicion jashtë loje.

Me 90 minutat që u mbyllën 0-0, dueli shkoi në shtesë. Do duhej minuta e 114 që Jackson nga pika e bardhë të ndalte Likën pas dy tentativave. Ndërhyrja gabim e Hilës ishte deçizive në këtë përballje, me Egnatian që del me kokën lart nga ky duel. Nga ana tjetër, Tirana mbyll sezonin me zero tituj.

Episodet e ndeshjes:

120+3' Mbyllet 0-1 ndeshja në "Elbasan Arena". Egnatia fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë.

114' Tirana 0-1 Egnatia. Ardit Hila ndërhyn keq te kundërshtari në zonë, me Jorgjin që akordon 11 metërsh. Jackson shënoi nga penalltia, me Likën që në fillim ndali goditjen e brazilianit.

91' Fillojnë 30 minutat shtesë.

90+5' Mbyllen 0-0 minutat e rregullta, ndeshja shkon në shtesë.

77' Tirana 0-0 Egnatia. Dwamena gjen golin për rrogozhinasit, pas asistit të Kasës. VAR ndërhyn dhe akordon pozicion jashtë loje.

62' Jackson godet shtyllën te Egnatia, me fat bardheblutë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë në Elbasan.

25' Tirana 0-0 Egnatia. Bardheblutë mbeten me një lojtar më pak. Enea Jorgji i tregon kartonin e kuq Elvi Berishës, pas një ndërhyrje të gabuar të këtij të fundit. Tanimë finalja e Kupës së Shqipërisë vështirësohet për skuadrën e Shehit.

1' Nis ndeshja në Elbasan.

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3): Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratche, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj. Trajner: O. Shehi

Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Dwamena, Jackson. Trajner: E. Tetova

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Tensionet në veri të Kosovës, tifozët e Egnatias: Mitrovica është Shqipëri


Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë kryelajmi i ditëve të fundit. Përplasjet mes popullsisë serbe dhe policisë e KFOR kanë futur në "siklet" Evropën dhe SHBA-në, teksa një mbështetje vjen për shqiptarët e Kosovës nga finalja e Kupës së Shqipërisë.

Në ndeshjen e sotme mes Tiranës 0-1 Egnatias, tifozët rrogozhinas shpalosën një pankartë në mbështetje të Kosovës. Në këtë pankartë shkruhej “Mitrovica është Shqipëri” dhe "UÇK".

 

Ora 21:33
VIDEO/ Penallti në minutën e 114-të, Egnatia i shënon Tiranës në finalen e Kupës

114' Tirana 0-1 Egnatia. Ardit Hila ndërhyn keq te kundërshtari në zonë, me Jorgjin që akordon 11 metërsh. Jackson shënoi nga penalltia, me Likën që në fillim ndali goditjen e brazilianit.

Ora 20:44
VIDEO/ Egnatia ndëshkon Tiranën, VAR 'ngrin' festën e Dwamena-s

77' Tirana 0-0 Egnatia. Dwamena gjen golin për rrogozhinasit, pas asistit të Kasës. VAR ndërhyn dhe akordon pozicion jashtë loje.

Ora 19:36
VIDEO/ Malore për Tiranën, bardheblutë ndëshkohen me karton të kuq në finale

25' Tirana 0-0 Egnatia. Bardheblutë mbeten me një lojtar më pak. Enea Jorgji i tregon kartonin e kuq Elvi Berishës, pas një ndërhyrje të gabuar të këtij të fundit. Tanimë finalja e Kupës së Shqipërisë vështirësohet për skuadrën e Shehit.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?



×

Lajmi i fundit

Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Giorgio Napolitano

Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Giorgio Napolitano