Liverpuli mbreti i ri i Europës, rikthehet në majë pas 14 vitesh, shuhet ëndrra e Totenhem

Liverpuli mbreti i ri i Europës, rikthehet në majë pas 14 vitesh, shuhet ëndrra e Totenhem

Liverpuli është mbreti i Europës. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop është fituesi i UEFA Champions League për këtë sezon, pasi mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Totenhem në finalen e zhvilluar në stadiumin "Wanda Metropolitano" në Madrid. Të kuqtë shënuan dy herë në fillim dhe në fund të ndeshjes. Në sekondën e 30, sapo kishte filluar ndeshja Mane fitoi një penallti, e cila u kthye në gol nga Salah, që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë  u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me vrull nga Totenhem në kërkim të barazimit, por pësoi të dytin këtë herë me Divock Origi, 3 minuta nga fundi. Edhe pse nuk pushoi deri në fund së tentuari dhe besuari, Totenhemi nuk e gjeti rrugën e rrjetës, pasi Liverpuli mbrojti mjaft mirë rezultatin duke ngritur në qiellin e Madridit për herë të gjashtë në histori trofeun.

Në ndeshjen e sotme u regjistrua edhe një episod, pasi një vajzë “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e forcave të sigurisë për ta nxjerrë. Ajo është identifikuar si Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, i cili është themeluesi i një faqeje pornografike.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?