FT/ Holandë 1-1 Ekuador (Gakpo 6' / Valencia 49')
Holanda dhe Ekuadori barazuan 1-1 në grupin A të Kupës së Botës. Për ndeshjen e dytë në grupe, skuadra e Tulipanëve nuk shkoi më shumë se barazimi edhe pse shënoi që në minutën e 6 me Gakpo. Në Khalifa International Stadium të Dohas dy skuadrat prodhuan lojë të mirë, teksa rezultati mes tyre bëri që Katari të jetë jashtë fazën me eleminim direkt.
Me 44.800 të pranishëm në Doha, skuadra e van Gaal shënoi që në minutën e gjashtë me Gakpo. Marrja e mirë e sulmuesit të PSV bëri që e majta e fortë të ndalej në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë Ekuadori barazoi me Estupinia, teksa goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë nisi mirë për amerikano-latinët, që barazuan me Enner Valencia pas tre minutave lojë. Një gabim në mbrojtjen e Holandës bëri që kapiteni i Ekuadorit të çonte topin në rrjetë. Në dy ndeshjet e para të grupeve, Valencia ka shënuar tre gola.
Pas dy ndeshjeve të para në grupin A, Holanda dhe Ekuadori kanë nga katër pikë duke ndarë kreun, teksa Senegali ka tre pikë. Me zero pikë dhe një ndeshje për t'u luajtur, Katari është jashtë objektivave për të kaluar grupet. Ndeshjet e radhës në këtë grup janë Holandë - Katar dhe Senegal - Ekuador.
Renditja:
VIDEO:
Pas barazimit 1-1 që Holanda siguroi me Ekuadorin në Kupën e Botës, foli edhe trajneri i "Tulipanëve", Louis van Gaal. Ai tha se skuadra e tij ishte dobët.
"Kundër Senegalit, ne nuk ishim rehat me mbajtjen dhe kontrollin e topit. Lojtarët e mi do të duhet të përmirësohen shpejt. E njëjta gjë ndodhi edhe kundër Ekuadorit. Rastet tona në sulm ishin veçanërisht të dobëta”, theksoi trajneri i Holandës pas ndeshjes.
Holanda barazoi 1-1 me Ekuadorin për ndeshjet e dyta në grupet e Kupës së Botës. Sfida e grupit A la për të dëshiruar për "Tulipanët" e van Gaal, që provuan vetëm dy goditje në 90 minuta, një prej të cilave përfundoi në rrjetë dhe një tjetër jashtë. Holanda ka tentuar vetëm dy gjuajtje kundër Ekuadorit, më e pakta e regjistruar për një komb evropian në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës që nga viti 1966 (Botërori i Anglisë).
Holandë 1-1 Ekuador. Kapiteni Enner Valencia barazon rezultatin për Ekuadorin në minutën e 49. Një pasiguri në prapavijën e holandezëve bën që skaudra nga Amerika Latine të barazojë në 1-1. Tre gola në dy ndeshjet e grupeve në Kupën e Botës për Valencian.
Holandë 1-0 Ekuador. Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e holandezëve. Në shtesën e pjesës së parë Ekuadori gjeti golin me Estupinian. Anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, megjithëse lojtari nuk mori pjesë në aksion. Më shumë se pozicion jashtë lojë, goli u anullua për pengim të pamjes ndaj portierit.
Holandë 1-0 Ekuador. Gakpo kalon në avantazh Holandën pas gjashtë minutave lojë. Sulmuesi ka marrë një top jashtë zone dhe me një të majtë të fortë e ndal sferën në rrjetë. Lojtari i PSV ka shënuar 4 gola në 5 paraqitjet e tij me Holandën.