Senegali fitoi 1-3 kundër Katarit në Kupën e Botës. Ndeshja e dytë e grupit A u zhvillua në Al Thumama Stadium të Dohas, me vendin pritës që nuk ishte në lartësinë e duhur për të dalë me pikë, teksa mund të kënaqet me golin e parë të shënuar në Kupën e Botës.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41 të ndeshjes me Dia. Lojtari i Senegalit përfitoi në zonë dhe me një goditje të bukur dërgoi të tijtë në avantazh në fundin e 45 minutave të para.
Me nisjen e pjesës së dytë dhe konkretisht në minutën e 48, Diedhiou dërgoi Senegalin në epërsinë e dyfishtë. Katari hapi ndeshjen në minutën e 78 me golin e Muntarit, teksa në të 84 Dieng u kujdes që rezultati final të ishte 1-3. Me këtë fitore Senegali shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e tretë në grup. Nga tre pikë kanë edhe Holanda dhe Ekuadori, që përplasen mes tyre në 17:00. Katari me zero pikë mban vendin e fundit në grupin A dhe është jashtë Botërorit.
VIDEO: