Kombëtarja fiton pastër në San Marino, Manaj dhe Uzuni e ngjisin në vendin e tretë në renditje

Kombëtarja shqiptare ka fituar 0-2 ndeshjen e tretë në grupin kualifikues të Botërorit kundër San Marinos. Përpos rezultatit dhe kundërshtarit, 90 minutat rezultuan mjaft të vështira për kuqezinjtë të cilët në pjesën e parë goditën vetëm në një rast portën kundërshtare.

Në pjesën e dytë trajneri Reja bëri dy zëvendësime të menjëhershme duke larguar Brojën dhe Laçin, ndërsa u aktivizua Uzuni dhe Roshi. Ndryshimet dhanë menjëherë efekt pasi kuqezinjtë rritën presionin dhe për pasojë në minutën e 63 zhbllokuan rezultatin.

Pas një krosi të Myrto Uzunit, Rei Manaj nuk fali Brenda zonës, duke realizuar në një moment kur ndeshja po bëhej malore. Nga ky çast kuqezinjtë morën frymë lirisht dhe krijuan disa raste të arta për shënim ku mbi të tjera mund të përmendet shtylla e Elseid Hysajt.

Gjithsesi atë që s’e bëri kapiteni e bëri Myrto Uzuni, i cili në minutën e 85 devijoi një gjuatje të Veselit, për ta dërguar në portë.

Me këtë fitore kuqezinjtë ngjiten në vendin e tretë në grupin I me 6 pikë, duke parakaluar Poloninë e cila u mposht 2-1 nga Anglia në Ëembley, ndërsa Hungaria renditet e dyta me 7 pikë, pas fitores 1-4 kundër Andorës. Ndeshjet e radhës së kombëtares për kualifikueset e Botërorit do jenë në shtator, kundër Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Përfundon ndeshja/ Kuqezinjtë marrin një fitore të rëndësishme përballë San Marinos

Përfundon ndeshja. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore të rëndësishme përbalë San Marinos. 

Ora 22:06
Devijimi i Uzunit, Kombëtarja shënon golin e sigurisë kundër San Marinos

85’ Kuqezinjtë e Edy Reja-s kanë shënuar edhe golin e dytë kundër Andorës. Një goditje e Veselit Brenda zonës, pasi më parë topi kishte përfunduar në transfertë, është devijuar nga Uzuni dhe për rrjedhojë ka përfunduar në portë. Ndeshja shkon në 0-2.

Ora 21:40
Zhbllokohet më në fund sfida në San Marino, Manaj i jep avantazhin Kombëtares

63’ Është zhbllokuar më në fund sfida në San Marino. Rei Manaj ka kaluar në avantazh kombëtaren kuqezi pas një krosi të Myrto Uzunit. 0-1 për Shqipërinë.

Ora 21:38
Mbyllet pjesa e parë në San Marino, Kombëtarja bën pak për të zhbllokuar sfidën

45’ Kombëtarja shqiptare edhe pse luan ndaj një rivali shumë modest nuk ka arritur të zhbllokojë ndeshjen në pjesën e parë. Përpos disa rasteve sporadike kuqezinjtë nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.

Ora 20:48
Ndryshim i minutave të fundit, ndeshja kundër San Marinos fillon me Laçin titullar

1’ Ka nisur ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë, por pak çaste më herët është njoftuar se Memushaj nuk do jetë titullar. Për shkak se është dëmtuar vendin e tij e ka zënë Laçi.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja