Formacioni kuqezi, ja 10 shqiptarët
që shkojnë në botërorin e Brazilit
Shqipëria fatkeqësisht nuk u kualifikua në kampionatin botëror, por në Brazil do të shkojnë të paktën 10 futbollistë shqiptarë në 5 përfaqësuese të ndryshme.
Shqipëria fatkeqësisht nuk u kualifikua në kampionatin botëror, por në Brazil do të shkojnë të paktën 10 futbollistë shqiptarë në 5 përfaqësuese të ndryshme. Trajnerët e Gjermanisë, Zvicrës dhe Belgjikës kanë shpallur listat paraprake, teksa të njëjtën gjë pritet që të bëjnë edhe Kroacia me Greqinë. Në ekipet e shteteve të lartpërmendura ndodhen edhe futbollistë me origjinë shqiptare duke formuar një formacion pothuajse të plotë. Numri më i madh i shqiptarëve do të udhëtojë me përfaqësuesen e Zvicrës.
Trajneri Hizfeld shpalli dje listën paraprake duke konfirmuar Shaqirin, Xhakën, Behramin, Xhemailin dhe Mehmedin, plot 5 futbollistë me origjinë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia. Hizfeld nuk vendosi që të grumbullonte shqiptarin tjetër Pajtim Kasami për shkak se nuk e bindi me rezultatet në edicionin e fundit. Por, megjithatë Shaqiri- Xhaka- Berhami- Xhemaili- Mehmedi kanë krijuar identitetin e tyre duke qenë boshti i ekipit ‘helvet’.
Pas Zvicrës edhe trajneri i Gjermanisë duket se po bën realitet ëndrrën e mbrojtësit me origjinë shqiptare për të veshur fanellën e legjendës, pasi e ka thirrur në listën paraprake. Shkodran Mustafi që luan me Sampdorian është në qendër të vëmendjes edhe nga shumë klube italiane dhe gjermane. Adnan Januzaj është një tjetër futbollist me origjinë shqiptare që është grumbulluar për në Brazil me përfaqësuesen e Belgjikës.
Trajneri Viltmos pavarësisht se rrezikon përçarjen e grupit ka grumbulluar shqiptarin e Istogut që luan me United. Ndërkohë dilemat janë shuar edhe për Greqinë, me të cilën do të udhëtojnë në Brazil 2 shqiptarë. Në listën e trajnerit helen janë Sotir Nini dhe Gjergji Kone, dy shqiptarë. E ndërsa Nini e ka pranuar origjinën nga Himara, Kone nuk pranon kurrsesi një gjë të tillë. I fundit shqiptar që diskutohet për pjesëmarrjen në Brazil është Arjan Ademi që luan në Kroaci dhe është grumbulluar 3 herë me ekipin e parë pas paraqitjes së mirë me të gjitha nivelet e moshave.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5512
Lajme të tjera
-
Zv. Ministri i Jashtëm rus: Rreziku i konfliktit bërthamor në nivelin më të lartë në dekada
23 Mars, 08:54
-
Kurti raporton sot para deputetëve të Kosovës për takimin e Ohrit
23 Mars, 08:49
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
-
Shokët e Luizit zbulojnë ‘prapaskenat’: Letrën e burrit të Oltës e ka shkruar Anaid Kaloti
23 Mars, 08:31
-
Ishte shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë
23 Mars, 08:28
-
Sot nis muaji i Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, bashkoj me ju lutjet për më shumë begati
23 Mars, 08:28
-
‘Mos na incizo, na q….!’/ Sekseri kalon qytetarin në Portin e Vlorës me 170 euro! Pezullohen 3 punonjësit e policisë
23 Mars, 08:05
-
Tërmet në Korçë gjatë natës me magnitudë 4.4! Qytetarët në panik dalin nga banesat
23 Mars, 08:00
-
‘Kur ishin shtuar kontradiktat mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe…’/ Dëshmia e ish-ushtarakut, në vitin 1960
23 Mars, 07:51
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48
-
Sot Kuvend, Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me ministren e Shëndetësisë! Xhixho seancë me pyetje me Kushin
23 Mars, 07:47
-
Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin atë
23 Mars, 07:46