Të dhënat statistikore të aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit flasin për shifra optimiste.

Kështu, sipas një buletini të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës, për periudhën nëntor 2017-shkurt 2018 janë lidhur 16 440 kontrata të reja, 15 922 aktmarrëveshje si dhe janë instaluar 40 686 matësa. 

Për muajin shkurt, kohë kur nisën kontrollet për verifikimin e ligjshmërisë së ujësjellësit, janë kryer 20 442 verifikime në terren, kryesisht në biznese.

Arkëtimet e borxhit për muajin shkurt kanë arritur në 226,946,092 lekë të reja, ndërsa janë referuar në polici për lidhje të paligjshme 142 subjekte. 

Të dhënat për reformën e ujit

Nëntor 2017-Shkurt 2018

16440 kontrata të reja

15922 aktmarrëveshje

40686 ujëmatësa të instaluar

Vetëm gjatë muajit Shkurt 2018:

Verifikime në terren në biznese:

20 442

Arkëtime të borxhit:

226,946,092 lekë

Referime në organet përkatëse:

142

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com