Rriten pagat e punonjësve të policisë, rroga më e ulët 57.500 lekë për gradën inspektor, më e larta 125 mijë lekë për drejtuesin madhor

Duke nisur nga ky muaj, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të jenë më të larta. Për inspektorët e thjeshtë, rritet paga me 7500 lekë. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë me 15%, ndërsa për nivelin e mesëm rritet me 7%. 

Nga vendimi i qeverisë rezulton se paga për gradën inspektor varion nga 57.500 deri në 62.680 lekë për gradën nënkomisar 70 mijë lekë, për komisarin 77 mijë lekë, kryekomisari 87 mijë lekë ndërsa drejtuesi 99 mijë lekë. Paga më e lartë është për drejtuesin madhor që shkon në 125 mijë lekë. Në listën e publikuar tregohet rroga bazë pa llogaritur vjetërsinë dhe pagesat që bëhen për punën larg banesës.

Kur njoftoi vendimin për rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama tha se bëhet për të mbështetur të gjithë ata që janë në krye të detyrës. Pak javë më parë qeveria shqiptare miratoi edhe pagesën si bonus për efektivët që punojnë larg vendbanimeve duke u njohur atyre distancën me punën dhe duke u paguar faturën e transportit.

 

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo pilafi: 12/10/2022 13:28

    Presim SUFLLAQET te futen ne komente.

    Përgjigju
    • fori: 12/10/2022 16:26

      Sufllaqet futen vetem nese eshte Rama ne titull. Nuk harxhohen me vogelsira.

  • Turi: 12/10/2022 12:58

    Pse ne VKM per rolin baze ngihet paga per tre nivele pagash kur ne realitet ne polici nga viti 2014 saimir tahiri e ka bere barazim vetem me nje grade Inspektor si ai qe del nga shkolla sot edhe ai qe ka 20 vjet pune. Pse nuk zbaton qeneveria ligjin e policise qe e ka ndryshuar vete dhe e ka bere me tre nivele rolin baze Inspektor, Inspektor i Dyte dhe Inspektor i Pare. Kjo tabele eshte mashtrim Per dy gradat e tjera re sealisht 30 mije leke te vjetra rritet paga. Pse nuk hyn ne fuqi siaps kontrates kolektive pagesa e ushqimit. Por kshu si eshte sot policia ska qene kurre me keq kaq dobet ne mjete pajisje dhe pagesa. Pagat nuk jam rrit me polici qysh nga 2014 dhe i bie qe ky te jete indeksim inflacioni jo rritje vetem inflacioni ketij viti.

    Përgjigju
    • Polici: 12/10/2022 14:37

      Eshte e vertet or mik po ky vende nuk ka opozite por ka idioter dhe nongrada. Policia ju duhet per te bere revolucionin dhe per ti bere kriminele te fryjne alabaket.. Ed Rama tall b*then me afate 100 ditore dhe fjalime patetike. Polici ne shqiperi ka nevoj per mbrotje jo vetem nga ana financiare por edhe morale. Vetem Sajmir Tahiri beri dicka dhe gjerat levizen. Por qe atehere shume pak eshte bere, kjo nuk eshte rritje page por ideksim inflacioni. Paga me e ulet e nje polici duhet te jete 700 mij lek muaji.

  • Polic: 12/10/2022 11:39

    Nje inspektor merr me pak se nje mesues ndihmes qe ben 3 ore mesim dhe iken ne shtepi ne ora 12.30. Inspektori punon me 3 turne dhe i thone se duhet te kape Vis Martinin!!

    Përgjigju
    • Lala: 12/10/2022 12:29

      Mo's u merzit ka edge me keq.mund te jesh ne ushtri te fikesh zjarret te merresh me permbytjet e te marresh 450 mij lek edge PSE ke mbi 20 vite pune

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion