Në vigjiljen e Çmimit të Madh të Montecarlo në Formula 1, bosi i kampionatit Bernie Ecclestone, pronari i Ferrarit, Luca di Montezemolo si dhe Donald Mackenzie i CVC, fondi që menaxhon F1, ka sjellë ndoshta zhvillime interesante për ekonominë e garave.
"Kjo ishte një mbledhje nga ato që kemi bërë dhe do të bëjmë shpesh. por më e rëndësishmja këtë herë, ishte hipoteza për të lancuar në bursat e ndryshme, aksionet e garave të Formula 1. Këtë nuk do ta bëjmë përmes CVC, sepse ajo është aksionere por përmes një shoqërie të tretë" tha Bernie Ecclestone.
Bosi i F1, Ecclestone e kishte programuar më parë një udhëtim në Singapor, pas garës së Montecarlo, për të takuar investitorë të rinj, dte tashmë e ka konfirmuar.
Sipas tij, "CVC Capital Partners" ka hequr dorë nga një pjesë e kuotave në grup, për të përgatitur IPO, ofertën publike fillesatare, që quhet në gjuhën ekonomike. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com