Për herë të parë, Shqipëria do të presë kampionatin botëror të Formula 1 në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë në Facebook lajmin, ku thotë se ky kompeticion sportiv do të zhvillohet në liqenin e Pogradecit në korrikun e vitit të ardhshëm.
Në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë 43 skuadra nga e gjithë bota, ndërsa Rama shkruan se do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore. Kompeticioni pritet të zhvillohet për një javë, nga datat 1-7 korrik 2024.
“Dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në Korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë.
43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Në 7 ditët e garave do të marrin pjesë pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy disiplina, atë të skafeve dhe jet skive. Përfaqësuesit më të lartë të këtyre garave kanë firmosur një ditë më parë kontratën e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli.
Kryeministri Rama ka njoftuar se në korrikun e 2024 në qytetin e Pogradecit do zhvillohet gara botërore e Formula 1 në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O. Teksa ka publikuar një foto me organizatorët e Formula 1H2O Rama tregon se në këtë garë do marrin pjesë Italia, Franca, Spanja, Dubai, Indonezia, Kina etj. Sipas tij 43 skuadra nga e gjithë bota, do e kthejnë këtë qytet, kryeqendrën botërore të sporteve për 7 ditë.
“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për Kampionatin Botëror të Ujit 2024 kur Shqipëria do të futet në liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, së bashku me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën etj”, shkruan Rama.
Pse duhet ndotur liqeni me cdo kusht or teeeejjjjj
PërgjigjuBoooooohhh edhe ai pak peshk koran qe eshte do ngordhe. Edhe nje vit jete ka pastaj do bejme edhe nje LungoLago qe te ulemi per kafe siper betonit dhe te shikojme garat. Tamam Zvicer. Rrofte naltmadhnia.
Përgjigjubravo bravo, ndoteni dhe liqenin e ohrit. Nuk e di, thjeshte nje sygjerim hidhni qe tani ca fuci me nafte ne liqen qe te jete gati tamam per vitin tjeter.
Përgjigju