Formula 1, Hamilton fiton në Austri
përplasje në fund me Nico Rosberg

Luis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë mes polemikave, pasi në xhiron e fundit u shënua një incident me shokun e skuderisë, Nico Rosberg.
 
Në momentin që britaniku parakaloi Rosbergun, ky i fundit e goditi dhe përfundoi jashtë piste, por nuk e humbet kontrollin e makinës së tij dhe rifutet sërish në pistë, por duke e goditur sërish duke bërë që ta përfundojë garën në vendin e katërt.
 
Incidenti nuk pritet që të mbyllet me kaq, pasi përpos faktit që do të hetohet nga komisarët e pistës do të ketë efekt edhe në marrëdhëniet mes dy pilotëve që në edicionet e fundit e kanë pasur konkurrencën brenda skuderisë për vendin e parë.
 
Përsa i përket garës podiumi i më të mirëve të Çmimit të Madh të Austrisë u plotësua nga Max Verstappen me Red Bull dhe Kimi Raikkonen me Ferrari.
 
Piloti tjetër gjerman, Sebastian Vettel nuk mundi të përfundonte garën, shkak u bë një shpërthim i gomës.
 
Pas fitores Hamilton i afrohet Rosberg me 11 pikë, 153 ka Rorsberg kurse Hamilton 142 duke premtuar rivalitet të ashpër në xhirot në vijim. 

Incidenti Hamilton-Rosberg në pistë

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën