Formula-1, Hamilton triumfon
në Belgjikë, Vettel i dyti/ FOTO

Formula-1, Hamilton triumfon<br />në Belgjikë, Vettel i dyti/ FOTO
Piloti britanik Hamilton është fituesi i garës së Belgjikës.
 
Gara ishte mjaft e luftuar, por Hamilton i rezistoi deri në fund sulmeve të njëpasnjëshme të gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel.
 
Gjermani e mbylli i dyti, ndërsa podiumin e më të mirëve në Çmimin e Madh të Belgjikës e plotësoi Ricciardo me Red Bull.
 
Me këtë fitore Hamilton shkurton distancën me Vettelin kryesues në vetëm 7 pikë.
 
Në garën e Belgjikës, djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher përshëndeti të pranishmit me një xhiro përshëndetëse për spektatorët me të njëjtën makinë të drejtuar nga i ati i tij, duke përkujtuar fitoren e parë në Formulën 1 të legjendës së këtij sporti.

Gara e ardhshme do të jetë pas një jave në Monza të Italisë.

formula1
Foto nga gara në Belgjikë


E.J/Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë