Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim

Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim

Max Verstappen dhe George Russell

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, holandezi i Red Bull, Max Verstappen fitoi garën e fundit, atë për Çmimin e Madh të Katarit; kjo një javë pasi siguroi titullin kampion për pilotë në këtë sezon.

Verstappen foli për atë që ndodhi në kualifikueset në 'Lusail' me episodin që e pa atë të përfshirë me britanikun e Mercedes, George Russell.

"Ai ka humbur respektin tim, ai sillet kaq bukur para kamerave dhe më pas te Komisarët e pistës është një person tjetër”. Russell u kishte vënë në dukje Komisarëve të pistës se Max kishte ngadalësuar në Q3, duke penguar kështu xhiron e tij të nisjes.

Më pas erdhi penalizimi "për ecje të panevojshme të ngadaltë" e cila ia hoqi nisjen nga vendi i parë Red Bullit, duke ia dhënë Russell, që u nisi në 'pole-position'.

"Nuk mund ta pranoj. Ai bëri gjithçka që të më penalizonte. Nuk kisha parë kurrë një sjellje të tillë nga një koleg", shtoi Verstappen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë