Piloti britanik Lewis Hamilton i skuderisë McLaren është fitues i Çmimit të Madh të Italisë në Monza. Hamilton staroi nga vendi i parë dhe arriti i sigurtë në finish duke mos u shqetësuar për asnjë moment seriozisht nga kundërshtarët. Në vendin e dytë u pozicionua meksikani Sergio Perez i skuderisë Sauber, i cili ka zhvilluar një garë mjaft të mirë, pasi arriti që nga vendi i 12-të, që startoi, arriti në finish i dyti.
Në vendin e fundit të podiumit u pozicionua spanjolli Fernando Alonso me Ferrarin e tij.
Me fitoren e sotme, Hamilton arriti fitoren e 20-të dhe të parën në garën e Monzës në -Italia. Kampioni aktual i Formula 1, Sebastian Vetel nuk ishte me fat në pistën e Monzës duke e përfunduar garën 6 xhiro para fundit për shkak të problemeve teknike,
garën nuk e përfunduan as Uebber me Button.
Kur kanë mbetur edhe shtatë gara nga fundi i edicionit në vendin e parë është Fernando Alonso me 179 pikë, i ndjekur nga Luis Hamilton me 142 pikë, 37 më pak, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt në luftë për të për të fituar edicionin janë Raikonen me 141 dhe Vetel me 140 pikë.
(d.b/shqiptarja.com_
/Shqiptarja.com