ABU DHABI - Formula 1 ka mbyllur sezonin 2024 me garën e Çmimit të Madh në Abu Dhabi të Emiratave të Bashkuara Arabe. Nëse Max Verstappen siguroi titullin kampion për pilotë tre gara nga fundi, këtë të diel skuderia e McLaren u shpall kampion për konstruktorë (ekipe).
Në Abu Dhabi pas 59 xhirove garën e fitoi Lando Norris me McLaren, duke krijuar diferencën e duhur me pikë para dy makinave Ferrari të Carlos Sainz dhe Charles Leclerc. Monegasku i Ferrarit u nis nga vendi i 19-të dhe siguroi podin.
Garë fantastike edhe për Lewis Hamilton, që u nis nga vendi i 16-të dhe përfundoi i pesti. Britaniku e kishte garën e fundit me Mercedes ku fitoi shtatë herë titullin kampion bote, duke u larguar pas 12 vitesh dhe nga sezoni i ri do jetë pjesë e Ferrarit. Edhe Sainz nuk do jetë më pjesë te Ferrari, duke dalë i dyti sot.
Kampioni i botës, Max Verstappen e mbylli në vendin e gjashtë. Sa i takon renditjes për konstruktorë, pas McLaren vjen Ferrari dhe më pas Red Bull.
Renditja në Abu Dhabi: