Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë.

Në Baku, u hodh firma për marrëveshjen e krijimit të kompanisë së përbashkët publike, mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH dhe gjigantit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, që do investojë në Shqipëri dhe rajon.

Kjo marrëveshja u firmos sot (12 Nëntor) mes drejtuesve të të dy institucioneve respektive, me prezencën edhe të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së linjës, njëkohësisht zv/kryeministres Belinda Balluku. Marrëveshja u nënshkrua në mjediset COP29.

“U nënshkrua në mjediset COP29, marrëveshja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike, që do të investojë në Shqipëri e në rajon”, thuhet në njoftimin e shkurtër në Facebook, në profilin e kryeministrit Edi Rama.

Ky moment është i shoqëruar edhe me pamjet e nënshkrimit.