E nisi nga pozicioni i parë dhe në fund të valvitjes së flamurit me kuadrate e mbylli garën po në vendin e parë. George Russell me Mercedesin e tij fitoi garën e parë të sezonit të ri të Formula 1 në cirkuitin e Melburnit, garë që u dominua nga skuderia e Mercedesit. Kjo ishte fitorja e tij e gjashtë në një GP. Pas britanikut u rendit shoku i tij i skuadrës, Andrea Kimi Antonelli, me 19-vjeçarin italian që doli po i dyti në kualifikueset e të shtunës.
Pas dy makinave Mercedes u renditën makinat Ferrari. Charles Leclerc u ngjit në podim si i treti, ndërsa pas tij u rendit shtatë herë kampioni i botës, 41-vjeçari britanik Lewis Hamilton. Kampioni në fuqi i botës, Lando Norris u pozicionua në vendin e pestë para Red Bullit të Max Verstappen. Oscar Piastri nuk mundi ta niste garën pas një incidenti që e la jashtë që në xhiron e formatimit.
Gara e dytë e sezonit, ajo e Çmimit të Madh të Kinës do zhvillohet fundjavën që vjen në cirkuitin e Shanghait.
Klasifikimi i Botërorit të Formula 1 pas garës së parë të sezonit:
Pilotët:
1. George Russell (GB) – 25 Pikë
2. Kimi Antonelli (Ita) – 18
3. Charles Leclerc (Mon) – 15
4. Lewis Hamilton (GB) – 12
5. Lando Norris (GB) – 10
6. Max Verstappen (Ola) – 8
7. Oliver Bearman (GB) – 6
8. Arvid Lindblad (GB) – 4
9. Gabriel Bortoleto (Bra) – 2
10. Pierre Gasly (Fra) – 1
Konstruktorët:
1. Mercedes – 43 Pikë
2. Ferrari – 27
3. McLaren – 10
4. Red Bull – 8
5. Haas – 6
6. Racing Bulls – 4
7. Audi – 2
8. Alpine – 1
Komente


