George Russell me Mercedes triumfoi në Sprintin e Çmimit të Madh të Holandës, duke kaluar vijën e finishit përpara Charles Leclerc dhe Lando Norris. Kimi Antonelli u rendit i katërti. Piloti i Mercedesit provoi të sulmonte, por më pas zgjodhi të mos rrezikonte.
Oscar Piastri u rendit i pesti, ndërsa Max Verstappen përfundoi i gjashti, përpara Lewis Hamilton. Xhirot e fundit u zhvilluan nën një shi të lehtë.
Më vonë, në orën 16:00, zhvillohet kualifikimi për garën kryesore të së dielës.
Deri në këto momente është Andrea Kimi Antonelli që kryeson renditjen e pilotëve me 224 pikë, ndjekur nga Hamilton me 171 pikë, Russell me 168 pikë dhe Leclerc me 145 pikë. Për skuderitë, Mercedes me 392 pikë shkëputet nga Ferrari që ka 316 pikë.








Komente
Komento