Japoni-Brazil është një nga duelet më interesante të përcaktuara që më tani të fazës së 1/16-ve. Ndeshja e caktuar të luhet të hënën në orën 19:00 do të jetë një duel mes pesë herë kampionëve të botës dhe një prej përfaqësueseve aziatike më të forta të viteve të fundit.
Po aq interes pritet edhe për përballjen Holandë–Marok, një sfidë mes dy skuadrave që në vitet e fundit kanë qenë protagoniste në arenën ndërkombëtare. Jo vetëm kaq, por referuar elemtëve në përbërje, por edhe atë se çfarë kanë paraqitur në fazën e grupeve pritet të jetë edhe spektakolare. Holandë-Marok për fazën e 1/16-t është caktuar të zhvillohet të martën në orën 03:00 të mëngjesit.
Interes të veçantë zgjon edhe ndeshja Shtetet e Bashkuara–Bosnjë dhe Hercegovinë. Amerikanët, të parët në grupin e tyre, do të përballen me boshnjakët, të cilët kanë shkruar historinë duke kaluar për herë të parë fazën e grupeve në një Kampionat Botëror. Ky duel do të luhet të enjten në orën 02:00 të mëngjesit.
Ndërkohë, një tjetër duel historik është ai mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Të dyja kombëtaret kanë siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, çka garanton se njëra prej tyre do të arrijë për herë të parë edhe në mesin e 16 skuadrave më të mira të turneut. Dueli është në program të dielën e 28 qershorit në orën 21:00.
Tetë ndeshjet e tjera të fazës së 1/16-ve do të përcaktohen pas përfundimit të fazës së grupeve, me disa nga favoritët si Argjentina, Franca, Anglia dhe Spanja që ende presin të mësojnë kundërshtarët e tyre në rrugën drejt finales së madhe të 19 korrikut.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





