Formula 1/ Sezoni i ri nis në fundjavë, Hamilton: Pres rezultate, nuk ndjej presion! Verstappen: Do jemi konkurrues

Formula 1/ Sezoni i ri nis në fundjavë, Hamilton: Pres rezultate, nuk ndjej presion! Verstappen: Do jemi konkurrues

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton

Numërimi mbrapsht ka nisur. Formula 1 do fillojë sezonin e ri në pistën e Melburne për Çmimin e Madh të Australisë. Kjo fundjavë zbret në pistë shumë emra që synojnë titullin kampion për pilotë, ndërsa garë e fortë është edhe për konstruktorët. Para nisjes së sezonit të rregullt, pilotët kanë mbërritur në kontinentin e "Kangurëve" dhe kanë shpalosur ambiciet e tyre para medieve.

Lewis Hamilton ka folur për herë të parë para një gare si piloti i Ferrarit, duke thënë se pret rezultate dhe se nuk ka presion.

"Unë nuk ndjej asnjë presion. E di që mund të arrij rezultate, është thjesht një çështje të ul kokën dhe të punoj. Me kalimin e viteve presioni që i kam bërë vetes ka qenë 10 herë më i madh se ai që më kanë bërë të tjerët. Nuk erdha në Ferrari për ta ndjerë. Nuk them se do të jetë e lehtë, por nuk e ndjej presionin, nga jashtë është inekzistent, e vërteta vjen nga brenda dhe nga ajo që dua të arrij. Nuk jam këtu për të provuar diçka.

Unë jam shumë, shumë me fat që kam pasur këtë karrierë në Formula 1. Fillimi këtu në 2007 ishte epik dhe më pas ta bëja atë në Mercedes ishte e veçantë. Më kujton vitin e parë dhe të gjitha sezonet kur shkova lart e zbrita duke parë garazhin e kuq, tani jam vërtet këtu. Është një ndjenjë e mrekullueshme", tha Hamilton.

Max Verstappen, kampioni në fuqi megjithatë paralajmëron rivalët e Red Bull.

Red Bull nuk është më i shpejti për momentin, por mendoj se jemi në një fazë pozitive. Unë imagjinoj se do të dimë më shumë këtë fundjavë dhe më vonë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, për momentin nuk kemi shumë më tepër që mund të bëjmë.

Ne nuk kemi pasur shumë ditë testime, kemi gjetur disa fusha për të punuar dhe nuk mund të bëjmë më shumë, por përsëri do të jetë një sezon i gjatë. Gjërat mund të ndryshojnë në Formula 1. Ne do të bëjmë çmos për të qenë sa më konkurrues", tha Verstappen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit