KATAR - Max Verstappen me Red Bullin e tij ka fituar Çmimin e Madh të Katarit në Formula 1. Gara në pistën e "Losail" ishte e parafundit për këtë Botëror, ndërsa një javë më parë holandezi siguroi titullin e katërt radhazi kampion në karrierë, duke mos neglizhuar as sot.
I nisur nga vendi i parë, Verstappen la pas tij Ferrarin e Charles Leclerc dhe McLarenin e Oscar Piastrit. Pas tyre Russell, Gasly, Sainz, Alonso, Zhou, Magnussen dhe Norris.
Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton vetëm në vendin e 12-të me Mercedesin e tij. Nëse "lufta" për titullin kampion të pilotëve është mbyllur, ajo për skuderitë vijon të jetë e hapur.
Gjithçka do zgjidhet në garën e fundit, atë të Abu Dhabit më 8 dhjetor. Për konstruktorë, McLaren është në vendin e parë me 640 pikë, ndjekur nga Ferrari me 619 pikë dhe Red Bull me 581 pikë.