Kampioni i Formula 1 në fuqi, Sebastian Vettel ka dominuar në Indi duke fituar garën.

Gjermani ka zhvilluar një garë të mrekullueshme duke fituar me meritë Çmimin e Madh.
Në përfundim të garës në vendin e dytë është renditur Fernando Alonson me Ferrarin dhe Mark Vebber me McLaren në podin e fundit të më të mirëve.

Falë kësaj fitoreje, Vettel e përforcoi pozicionin në vendin e parë në renditjen botërore me 240 pikë, duke

iu afruar kështu titullit të kampionit në Formula 1. Ai ndiqet nga Alonso (227) dhe Raikkonen (173).

(D.B/SHQIPTARJA.COM)