Formula 1, Vettel triumfon, Alonso
tërhiqet pas incidentit në pistë

Piloti i Red Bull Sebatisan Vettel triumfoi në garën e të dielës për Çmimin e Madh të Japonisë. Kryesuesi i kampionatit Fernando Alonso u tërhoq në xhiron e parë në Suzuka çka bën që Vettel ti afrohet në vetëm katër pikë. Alonso përfundoi garën pasi u godit nga prapa nga Kimi Raikkonen në Lotus. Piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa doli i dyti para Kamui Kobayashit me Sauber. Lewis Hamilton mundi të përfundonte vetëm i pesti e pas tij u rreshtuan Kimi Raikonen, Nico Hulkenberg dhe Pastos Maldonados.

Në përfundim të garës Vettel deklaroi se ndjehet i kënaqur për rezultatin ndërsa Alonso reagoi publikisht duke pohuar se ajo çka i ndodhi ishte një fat i keq. Ai bëri thirrje që të mos bëhen gabime të tjera në garat e mbetura. Aktualisht në klasifikimin për pilot Alonso ka grumbulluar 194 pikë dhe pas tij vjen Sebastian Vettel me 190.

Pas tyre vijnë Raikonen me 157 pikë dhe Hamilton me 152. Në klasifikimin për konstruktorë kryeson Red Bull me 324 pikë, i ndjekur nga McLaren me 283 dhe Ferrari me 263.

(dm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv  në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu