NEW YORK – “Qetësohuni, qetësohuni, jam vetëm një ekonomist”. Paul Krugman është i dëfryer, pak në siklet, por edhe i mësuar tashmë: një shfaqje e tij në publik në Neë York shkakton ovacione dhe ulërima aprovimi të denja për një rockstar.
Skena përsëritet në qendrën kulturore 92Y në Lexington Avenue me rastin e diskutimit të librit të tij të ri. Një turmë prej stadiumi, të gjithë në delir. Në fund, tifozllëkun popullor e ka merituar, ky fitues i çmimit Nobel për ekonomisë i transformuar në opinionist për New York Times, çensor i teknokratëve të eurozonës, keynezian i bindur, guru i të majtës së re amerikane. Ka bërë për vete këtë “bazë masive” sepse guxon të shtyhet deri atje ku të tjerët nuk shkojnë.
Blogu i tij është një mjet beteje politike kundër hegjemonisë kulturore të së djathtës. Libri i tij i ri, në edicionin amerikan, premton (ose urdhëron) “Jashtë nga ky depresion, menjëherë!”. Depresion? Ou?! Editori italian Garzanti, që do ta publikojë në fund të muajit, nuk pati guxim të përdorte një fjalë që evokon vitet Tridhjetë, rradhët e të papunëve në mensat e të varfërve, nazifashizmin. Kështu, titulli italian tingëllon pak më tradicional: “Jashtë nga kjo krizë, tani!”.
Përse Krugman nuk heziton të përdorë një fjalë shumë më dramatike? “Ajo që po kalojmë – përgjigjet ai – e quaj Depresioni i Vogël, për ta dalluar nga vitet Tridhjetë. Dallimi është më pak thelbësor se sa mendohet. Edhe atëherë pati një recesion fillestar, pastaj një ringritje e papërshtatshme, më pas rënia. Papunësia reale nga e cila vuajmë nuk është shumë më e ulët se ajo e atëhershme. Dhe nëse shikojmë numrin e të papunëve afatgjatë, që këtu në Amerikë mbetet mbi 4 milionë, jemi tamam në nivelet e viteve Tridhjetë”.
Mesazhi që ky libër ngul këmbë të transmetojë është se e keqja duhet luftuar, sot si atëherë, me një ndërhyrje shtetërore. “Kemi nevojë që qeveritë tona të shpenzojnë më shumë, jo më pak – sintetizon profesori 59-vjeçar i Princeton University – sepse kur kërkesa private është e pamjaftueshme, kjo është e vetmja zgjidhje. Të punësosh mësues. Të ndërtosh infrastruktura. Të bësh atë që u bë me Luftën e Dytë Botërore, mundësisht duke zgjedhur shpenzime të dobishme”.
Atë ndajfoljen “menjëherë” që kumbon në titullin e librit të tij, Krugman e shpjegon pa hezitim: nëse Perëndimi aplikon recetën e duhur, mund të dalim nga kjo krizë në 18 muaj. Një vit e gjysmë! Kujdes: kjo nuk është një premtim prej mitingu elektoral. E bukura e Krugman, ajo që të tërheq nga ky personazh, është impenjimi me të cilin mban bashkë rolin e tij publik prej opinionisti agresiv e që merr pozicione, me rreptësinë shkencore të teorisë që bluan grafiqe e statistika si të ishte një kompjuter. I aftë për të kaluar nga njëri te tjetri në pak momente, për t’iu përgjigjur kundërshtarit politik kryesor: receta e tij sot duket e padëgjuar, e paaplikueshme, e papraktikueshme, sepse jemi të terrorizuar nga niveli i borxhit publik.
Nuk është vetëm një problem evropian. Edhe në SHBA 15300 miliardë dollarë borxh, gati 100% i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duken një pengesë e pakalueshme për terapinë e tij keyneziane. “False, false – përgjigjet thatë – pikësëpari nga pikëpamja historike. Në të kaluarën Shtetet e Bashkuara patën një borxh edhe më të madh, gjatë Luftës së Dytë Botërore; Britania gati për një shekull. Japonia ka ende një borxh shtetëror shumë më të madh në përqindje se PBB dhe paguan interesa prej 0,9% mbi bonot e saj të Thesarit. Pra nuk ekzistojnë pragje të pakalueshme si ato që na propagandohen. Përveç kësaj është vërtetuar, dhe e shikojmë të ndodhë nën sytë tanë, që në kohë depresioni politikat e rreptësisë thellojnë problemin: thellojnë recesionin, si pasojë bien të ardhurat fiskale, kështu si pasojë e shkurtimeve borxhi shtohet në vend që të ulet”.
Por mbetet problemi politik, dhe jo vetëm në Europë ku ka një pengesë që quhet Angela Merkel. Edhe këtu, Barack Obama nuk ka guxuar të sfidojë republikanët me një manovër të dytë shpenzimesh publike anti-krizë. “Sidomos sepse në fillim Obama nënvlerësoi rëndesën e kësaj krize – përgjigjet Krugman – ndërsa tani po ndryshon pozicion. Fakti është se atij i leverdis që të luftojë deri në fund për idetë e tij, të qëndrojë fort, të mos kërkojë kompromise. Nëse Obama fiton në nëntor, unë besoj se do të qeverisë më mirë në mandatin e tij të dytë”.
Një tjetër kritikë e shpeshtë ndaj recetës keyneziane, ka të bëjë me cilësinë, efikasitetin, shpejtësinë e shpenzimit publik. Makina burokratike është shpesh e paaftë, jo vetëm në Europën mesdhetare por edhe këtu në SHBA. Krugman ka një përgjigje edhe për këtë. “Gjëja e parë që duhet bërë – shpjegon – është të eliminosh efektin shkatërrues të shkurtimeve në shpenzime. Për shembull, këtu në SHBA, duhet filluar të ripunësohen ato mijëra mësues të pushuar në nivel lokal. Këto janë manovra shpenzimesh me efekte të menjëhershme. Në Europë, manovra ekuivalente është rikthimi i performancës së Welfare State që është prerë padrejtësisht”.
Vijmë pra tek i sëmuri më i rëndë i momentin: eurozona. Këtij pacienti në koma, Krugman po i dedikon një vëmendje pa kufij. Shpesh editorialet e tij në New York Times janë sulme të ashpra ndaj rreptësisë gjermane, apele drejtuesve evropianë që të ringjallen përpara se të jetë tepër vonë. “Shikoni çfarë i ka ndodhur Irlandës – thotë – pra një vendi që mund të konsiderohet nxënës model, më virtuozi në aplikimin e recetës së rreptësisë së kërkuar nga qeveria gjermane. Irlanda pati një ringritje false dhe më pas ra përsëri në recesion. Në ekstremin tjetër janë ato vende aziatike, nga Kina te Koreja e Jugut, që kanë manovruar me energji levat e shpenzimit publik, dhe kështu kanë evituar krizën”.
Krugman e konsideron të mundshme daljen e Greqisë nga Euro, por e shqetëson më shumë çfarë do të ndodhë më pas. Denoncon rrezikun e një “efekti domino, nëse Gjermania nuk ndryshon rrugë”. Paralajmëron se pasojat e një shpërbërje të Bashkimit Europian “do të ishin më të rënda në planin politik se në atë ekonomik”. Modelet e tij, përveç vendeve aziatike, janë Suedia dhe Islanda: “Sepse pas falimentimit pati kurajën të eliminojë të gjitha borxhet me bankat, të mohojë shpagimin, dhe e rinisi pas një zhvlerësimi masiv”.
Një shuplakë ndaj financës globale, që çmimi Nobel e konsideron të ligjshme dhe me pasoja pozitive për Islandën. Dhe me këtë përfundon duke prekur një çështje të nxehtë: përse edhe e majta kur shkon në pushtet i nënshtrohet bankierëve? Sepse Obama në fillim të mandatit të tij emëroi kaq shumë këshilltarë të lidhur me Wall Street? Përgjigjja e tij është rrufe: “Sepse të japin idenë sikur marrin vesh. Janë vërtetë mbresëlënës, atë të Wall Street: të lënë përshtypjen sikur kuptojnë diçka, edhe pasi kanë shkatërruar botën, ose gati”.
Ka nga ata që shohin Krugman si sekretari i ardhshëm i Thesarit, nëse Obama rizgjidhet në nëntor. “Duket që nuk kanë parë asnjëherë kaosin që mbretëron në tavolinën dhe zyrën time”, thotë me shaka ekonomisti më me influencë dhe i diskutueshëm i Amerikës. Më pas përfundon: “Më pëlqen roli im aktual, që do ta përshkruaja kështu: ndëshkuesi i ideve të gabuara”.
Përshtatur në shqip nga Repubblica.it.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com