TIRANE- Një ish-ushtarak me pagë 70 mijë lekë, që ka 25 vite shërbimi, sipas aktit normativ të miratuar në vitin 2010-t, do të marrë një pension prej 21 mijë lekësh, pa llogaritur shtesat që mund të përfitohet për vitet e shërbimit. Kjo masë përfitimi vjen për shkak të formulës që llogariten sot pensionet suplementare për ish-ushtarakët. “Pensioni llogaritet duke shumzuar pagën mesatare referuese mujore, neto, me 1% për çdo vit shërbimi.