Formulari A3, kuotat për
universitetet, më 12 nëntor fituesi

Formulari A3, kuotat për<br />universitetet, më 12 nëntor fituesi
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar kuotat e studimeve të larta për maturantët e Maturës Shtetërore 2013 që përmbushin kriteret për të aplikuar me anë të Formularit A3. Kandidatët nuk duhet të kenë konkuruar më parë në Formularin A2.

Formulari A3 është mundësia e fundit për të gjithë maturantët e maturës Shtetërore 2013 që duan të studiojnë në shkollë të lartë. Kandidatët do të kenë mundësi të plotësojnë formularin në datat 4-6 nëntor.

Fituesit do të shpallen më 12 nëntor 2013. Kanë të drejtë të kandidojnë maturantët apo kandidatët që nuk kanë konkuruar më parë në formularin A2.

Në këtë kategori përfshihen kandidatët që kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore në sesionin e parë, por nuk kanë plotësuar formularin A1, maturantët që kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës, si edhe ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve të larta.

Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 13.11.2013 deri 16.11.2013, nga ora 08:00, deri në orën 18:00, pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët paraqesin një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve, 2 fotografi, si dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë për llogari të universiteteve publike përkatëse, nga të gjithë kandidatët e shpallur fitues në këtë raund. Sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit më të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues (në formatin e dërguar nga AKP) dhe konfirmojnë në portalin matura.akp.gov.al dorëzimin e dokumentacionit. Regjistri i veçantë, firmosur dhe vulosur nga titullari i Institucionit Publik të Arsimit të Lartë i fakultetit që kryen regjistrimin dhe nga kryesekretari mësimor, dërgohet në AKP brenda datës 18.11.2013. Sekretaria mësimore pajis kandidatin me fletë-regjistrimi ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi i vulosur duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mësimore e fakultetit.

Kujdes
Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet edhe në sistemin me kohë të pjesshme.

Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër