Formulari i policëve për lidhjet me krimin, Dervishi në ‘5 Pyetjet’: Kurth për të kapur bretkosa! Beci: Demagogji! Dema: Nivelet e larta ti hetojë SPAK

Efektivët e policisë po plotësojnë një tjetër formular, ku do duhet të deklarojnë për lidhje apo kontakte me krimin e organizuar. Gazetari Fredinand dervishi i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ tha se policia e korruptuar është një shqetësim real për vendin. Ai bën një krahasim me politikanët për të cilët thotë se marrëveshjet i bëjnë me biznesmen, por policët i bëjnë marrëveshjet me kriminelët dhe kjo sipas gazetarit është edhe më e rëndë.

Për gazetarin Ilir Babaramo, Dervishi tha se formulari për lodhjet me krimin dhe ai ku policët pyetshin nëse kanë përdror palikacioni si Sky apo Encochat, janë një kurth për të kapur bretkosa dhe jo pesha të rënda.

“Kjo është gjetur si një zgjidhje, e zgjuar nga drejtuesit, për faktin se ata mendojnë që pas akuzave se policia ka përdorur Encrochat, nuk përdoret për të folur me gruan, është përdorur për veprimtari të errët. U mendua si një zgjidhje që ta bëjnë këtë testim dhe pastaj nëse dikush do kapet, vërtetohet apo do i dalë emri në një proces hetimor, do bësh ‘pagesë’ që kë gënjyer. Kurthi për të kapur bretkosa, pa peshë. Askush s’do thotë që e kam përdorur. Policët dhe kolegët e dinë mirë kush i kanë përdorur, se janë mburrur publikisht më parë me njëri tjetrin.

Policia e korruptuar, a është një shqetësim real. Po. Për faktin se nëse një politikan e bën deal kriminal me një biznes, policia e deal kriminal dhe korrupsionin bën me kriminelë. E ka më të rëndë pjesën e saj. Po futet në marrëdhënie me kriminelë. Polici bëhet pjesë e grupit kriminal, deri në atë pikë sa thotë po e thërras hasmin në polici dhe në orën 5 fiks po ta lëshoj që ti ta ndjekësh dhe ta vrasësh. Kemi Oltion Bistirin, ka qenë shefi i operacionales”, tha Dervishi.

Ndërkohë, gazetari Sokol dema thotë se hetimet në nivelet e larta të policië duhet ti bëjë SPAK për të pasur rezultate, pasi AMP po godet vetëm policë të rangut të ulët.  

“Një përpjekje për të thënë që po përpiqemi ta pastrojmë, por s’të çon në ndonjë rezultat. Në nivelet më të lartë hetohet nga SPAK, AMP s’ka goditur në rangjet më të larta dh ese kanë as kap e duhur dhe motivin për ta bërë”, tha Dema.

Për ish-prokurorin Eugun Beci ky formular është demagogji.

“U kërkohet policëve që të deklarojnë përdorimin e Sky dhe Encrochat, kemi të bëjmë me një demagogji të Ministrisë së Brendshme, aspak me synim që të vetëpastrojë policinë. Absurde t’i kërkosh punonjësit të policisë me vetëdeklarim a ka qenë të përfshirë në veprimtari kriminale. Pyetjet kanë një koncept jo ligjor dhe janë demagogjike, a e keni përdor dhe arsyet e përdorimit.

Po sikur të kishin deklaruar 15O persona që e kanë përdorur, shteti do mjaftohej me aq. Një formula në rast se bëhet zyrtar përbën falsifikim formularësh nëse ke dhënë të dhëna të gabuara, nesër policia duhet të krijojë struktura hetimore dhe të vërtetojë që këta kanë përdorur sky dhe nuk e kanë dhënë në formula do dënohen vetëm falsifikim, kjo luftë po bëhet për të dënuar disa për falsifikim formulari apo për të kuptuar nëse janë të lidhur me krimin. Zgjidhja është hetimi përmes metamorfozës për të evidentuar rolin e policëve, mosvarritja e transkripteve  për të kuptuar sa punonjës kemi të përfshirë dhe sa janë ende të lirë, këto duan rrugë ligjore, jo formularë të sajuar.

Procesi i plotësimit të formularit për lidhjet me krimin për çdo punonjës të policisë do të zgjasë deri më 30.06.2024. Kush pranon se ka lidhje me krimin do të largohet nga puna, por në të kundërt nëse vërtetohet se kanë gënjyer, sërish efektivët do të jenë më pjesë e Policisë së Shtetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia