Presidenti Bujar Nishani u ka bërë thirrje përmes një njoftimi zyrtar, kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, që të dorëzojnë pranë Presidencës, formularin e vetëdeklarimit, ose në të kundërt, mos dorëzimi i tij do të bëhet pengesë për emërimin e tyre.
"Në vijim të komunikimit të datës 31 mars 2016, për fillimin e procedurave për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njoftohen të gjithë subjektet e interesuara që kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues, brenda datës 8 prill 2016, të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës," thuhet në njoftimin e Presidentit.
Kandidatët për dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, kanë afat që të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit brenda 10 ditëve nga shpallja e njoftimit. Formulari i vetëdeklarimit do të plotësohet sipas modelit të miratuar nga Kuven di i Shqipërisë, për të gjithë zyrtarët publik.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com