Fortlumturi Joani u zgjodh Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse, Veliaj: Uroj që shërbimi i tij të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi

Fortlumturi Joani u zgjodh Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse, Veliaj: Uroj që shërbimi i tij të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi

1742136442_65d4e318a28d5Untitleddesign97.jpg

Kisha e Shën Prokopit në kodrat e Liqenit Artificial

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia Fortlumturinë e Tij, Joan Pelushin, për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë.

Përmes rrjeteve sociale, Veliaj shpreh padurimin e tij për të mbaruar sa më shpejt restaurimin dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të Kishës së Shën Prokopit në kodrat e Liqenit Artificial.

“Urime besimtarëve ortodoksë për zgjedhjen e Imzot Joan Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë! Uroj që shërbimi i tij të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi për të gjithë.

Mezi pres që ta mbarojmë sa më shpejt restaurimin dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të Kishës së Shën Prokopit në kodrat e Liqenit Artificial”,- shprehet Veliaj.


Lajmi kryesor:

Fortlumturi Joani zgjidhet drejtuesi i Kishës Ortodokse: Detyrën do ta zbatoj me devotshmëri! Uron Patriarku i Konstandinopojës


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë