Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari
Berisha: Turizmi tërheq investimet
Kryeministri, Sali Berisha tha sot gjatë Forumit Ekonomik Shqipëri-Bullgari se vendi i ka të gjitha potencialet për të tërhequr investimet e huaja, sidomos theksoi ai, në fushën e turizmit.
TIRANE - Kryeministri, Sali Berisha tha sot gjatë Forumit Ekonomik Shqipëri-Bullgari se vendi i ka të gjitha potencialet për të tërhequr investimet e huaja, sidomos theksoi ai, në fushën e turizmit. Kryeministri në prezencë edhe të homologut të tij bullgar, Boyko Borissov tha se “Shqipëria ka pasur rritje ekonomike 4 herë më të madhe se rritja mesatare e rajonit, dhe kjo sipas tij në sajë të reformave të ndërmarra “të cilat kishin si qëllim kryesor klimën miqësore mes biznesit.”
“Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera në rrafshin politik. Kanë një trashëgimi që daton në kohët e largëta si marrëdhënie miqësore. Sot më shumë se kurrë kanë nevojë për kontributin tuaj, për projektet tuaja, për angazhimin tuaj më të madh. Shtyllat më kryesore të bashkëpunimit, janë të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Ky bashkëpunim ka një bazë reale e një vullnet të qartë politik për ta mbështetur. Qeveria ime do bëjë gjithçka që projektet e tyre në Shqipëri të jenë një histori suksese.”, u shpreh Kryeministri gjatë fjalës përshëndetëse në këtë forum.
Nga ana tjetër, kryeministri Berisha të njëjtën ftesë e drejtoi edhe ndaj shqiptarëve, për të ndërmarrë investime në Bullgari, pasi “Borissov më garantoi se do të krijojnë mbështetje të plotë”, shtoi Berisha.
“Shqiptarët të ndërmarrin investime në Bullgari, Borisov më garantoi se do krijojnë një mbështetje të plotë. Rruga e vetme për t’i mbijetuar krizës, që duket se do të jetë afatgjatë janë reformat që kanë pasur rezultate impresionuese. Në 2 vitet e fundit eksportet shqiptare janë 2-fishuar. Papunësia ndonëse ekziston si problem nuk ka pasur rritje gjatë këtyre viteve. Shqipëria ofron për çdo investitor potenciale të mëdha.”, përfundoi fjalën përshëndetëse, kryeministri Berisha.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46