Forumi ekonomik Shqipëri-Maqedoni
Berisha: Duhet treg i përbashkët

Forumi ekonomik Shqipëri-Maqedoni <br />Berisha: Duhet treg i përbashkët
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë zhvillimit të forumit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë e Maqedonisë se do të vazhdojë me investimet në vend edhe pse borxhi mbetet i njëjtë që prej vitit 2008, i cili shkon në 60 përqind. Berisha theksoi se “çdo qindarkë e borxhit të marrë ka shkuar vetëm për investime.”

“Shqipëria ka një difiçit buxhetor 3.4 %, një borxh që shkon te 60%. Ky borxh mbetet i njëjtë mbetet i njëjtë nga viti 2008 deri më sot. Borxh nuk duhet të marrësh përveçse investime. Që nga viti 2005 në pushtet, nuk kemi shpenzuar qoftë edhe 1 dollar të marrë borxh, jo për investime.”, u shpreh kryeministri Berisha në forumin e bashkëpunimit ekonomik, pjesë e të cilit ishte edhe homologu i tij maqedonas, Nikola Gruevski.

Për kryeministrin Berisha, vendi mund t’i mbijetojë krizës ekonomike duke krijuar tre të përbashkët, duke rritur shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kryeministri vijoi duke thënë se duke krijuar një mjedis të përbashkët vendi mund të përballët më me sukses me pasojat e krizës.

“Rënia e rritjes ekonomike sjell një dëshpërim të madh në shoqëri dhe e zhvesh tregun nga entuziazmi. Në këtë periudhë kjo krizë nuk është afatshkurtër, është krizë afatgjatë. Ka në themel borxhet, diferencën e madhe të konkurueshmërisë midis Azisë dhe Evropës së zhvilluar, këto faktorë kërkojnë nga qeveritë tona të shfrytëzojnë të gjitha avantazhet, për të rritur shkëmbimet me njëri-tjetrin, për tu paraqitur si një treg i përbashkët. Duke qen treg i vogël i kemi problemet, por duke krijuar këtë mjedis të përbashkët më me sukses do të përballemi me pasojat e krizës. Kemi mundësinë të bëhemi një lloj Azie në rajonin perëndimor të Ballkanit. Do bëjmë çdo gjë për kuadrin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.”, u shpreh kryeministri Berisha.

Sipas shefit të qeverisë, Maqedonia do “të ketë të gjitha lehtësirat në portet tona, Durrës ,Vlorë, Shëngjin etj. Ndaj ju ftoj të konsideroni seriozisht investimet tuaja në Shqipëri”, tha Berisha duke iu drejtuar biznesmenëve të Maqedonisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?