Forumi ekonomik/ 'Varfëria mbetet problem në vend', ekspertët: Duhen politika sociale, ka pabarazi investimesh

Rritja ekonomike nuk është e njëjtë në të gjithë vendin, pasi është e përqendruar vetëm në disa rajone dhe për pasojë ka rritje të pabarazisë dhe nivel shqetësues të varfërisë në vend. Ekspertët e ekonomisë Adrian Civici e Selami Xhepa dolën në këtë përfundim në forumin 'Ekonomi për të gjithë'.

“Mbas vitit 2012 duke hequr ndikimin e tërmetit dhe të pandemisë, përgjithësisht ka pasur stabilizim për nivelin  e varfërisë, por qytetarët perceptojnë që rritja ekonomike nuk ka ecur në proporcion të drejtë me reduktimin e varfërisë, çdo përqindje e rritje ekonomike duhej të shoqërohej me një korrelacion të drejtë në raport me varfërinë për ta reduktuar”, shprehet Civici.

“Fenomeni i varfërisë në Shqipëri është shqetësues, pavarësisht progresit të bërë. Nëse në Serbi dhe Bosnje varfëria është 19%, në Shqipëri 1/3 e familjeve është e varfër. Problemi i parë që lidhet me varfërinë është paga, pasi janë shumë të ulta”, shprehet eksperti Xhepa.

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë ndërmarrjen e politikave sociale, rritjen e pagave dhe të luftohet mungesa e konkurrencës në treg.

“Produktiviteti mesatarisht është rritur me 7% ndërsa pagat janë rritur me 3% çka do të thotë se mund të ishin rritur edhe më shumë pagat mbështetur edhe mbi logjikën ekonomike. Pse nuk ka ndodhur, dhe arsye pse s’ka ndodhur na shtyn tek pabarazia, që nuk ka shumë konkurrencë”, shprehet Xhepa.

“Shqipëria duhet të bëj akoma më shumë me politikat e saj për ta përkthyer rritjen ekonomike në mirëqenie sociale dhe politika ri-shpërndarëse për të eliminuar pabarazinë”, shprehet Civici.

Pedagogu Xhepa nga ana tjetër ka kërkuar edhe stopim të lehtësirave fiskale për sektorë të caktuar të ekonomisë.

“A e ka ndihmuar legjislacioni krijimin e pabarazive? Po, prej viteve kemi dhënë përjashtime fiskale dhe kemi përqendrime industrish, të favorizuara nga politikat fiskale”, shprehet Xhepa.

Të pranishëm në konferencë me ekspertët dhe bizneset ministrja e Shtetit për Standardet e shërbimeve Milva Ekonomi dhe zëvendësministri i Financave Besart Kadia, thanë se ka pasur rritje të mirëqenien dhe se në këtë mandat fokus do të marrë konsumi dhe investimi në sektorët kryesor të ekonomisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kallepi: 19/10/2021 23:49

    Cer flitni mer jahu? Edvin prostituta ka ekonomine me te mire ne ballkan. E ka kaq te mire sa ja kalon edhe ekonomise imagjinare mbi gjermanike te saliban rq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës