Forumi Energjetik i Evropës Juglindore, ministrja e infrastrukturës: Planet strategjike të Shqipërisë për përballimin e krizës, por duhet më shumë bashkëpunim rajonal

Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Situata me të cilën sot po përballet e gjithë bota, sa i takon energjisë, e ka vendosur këtë sektor në qendër të diskutimeve.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë diskutimit të saj në Forumin Energjetik e vendosi theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë.

Në vitin 2019 fillua të adresojmë strategji intensive për të ndërtuar burime të reja energjitike duke u bazduar në burime të rinovueshme më së shumti. Një nga projektet më të rëndësishme që kemi filluar është hidrocentrali i Skavicës që do jetë i 4-tërti. Roli i tij do jetë optimizimii tij i Kaskadës.- tha Balluku. 

Diversifikimi i burimeve të energjisë është një ndër nismat kryesore për t’ju përgjigjur situatës por edhe për të qenë të përgatitur për të ardhmen, tha Balluku teksa bëri të ditur projektet e rëndësishme dhe madhore që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim, projekte të cilat do ta shndërrojnë vendin tonë në një vend eksportues neto të energjisë, por jo vetëm kaq, pasi do të kenë një ndikim në të gjithë rajonin.

Për Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimi rajonal mbetet një pikë kyçe për kapërcimin e krizës aktuale të energjisë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim garantoi se Shtetet e Bashkuara janë në krah të Shqipërisë në hapat që ajo po hedh sa i takon projekteve energjetike. Teksa solli në vëmendje projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ambasadorja amerikane tha se e ardhmja energjetike e Shqipërisë duke premtuese.

Christopher R. HILL ambasador i SHBA Serbi solli para të pranishmëve takimin e fundit të Open Ballkan të mbajtur në Beograd dhe mesazhet e përcjella aty mbi rëndësinë që vendet e Ballkanit të shtojnë bashkëpunimin mes tyre. Gjatë diskutimeve në Forumin Energjetik të vendeve të Europës Juglindore u nënvizua edhe rëndësia e eficencës së energjisë dhe nevoja për kursim për përballimin e kësaj krize që ka prekur të gjitha vendet.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së