Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur i vendosur se do të bisedojë me Hashim Thaçin në Forumin Evropian që do të zhvillohet në Alpbach. Sipas tij, sado i vështirë të jetë jetë një diskutim i tillë duhet tw bwhet pasi kur nuk ka diskutim, serbët mund të rrezikohen.
Unë po luftoj që serbët dhe Serbia të fitojnë shumë. Kur nuk ka diskutim, serbët mund të rrezikohen. Ata që flasin kundër demarkacionit nuk e dinë se çfarë do të thotë ky term.
Tha Vuçiç për shtypin para fillimit të bisedimeve politike brenda Forumit Europian në Alpbach
I pyetur për qëndrimin e kishës serbe, e cila është kundër një rishikimi të mundshëm territoresh, presidenti serb është shprehur se kisha është e ndarë nga shteti.
Është gjithmonë mirë të dëgjosh atë çfarë njerëzit mendojnë në kishë. Ne e respektojmë kishën, por, mos harroni, kisha është e ndarë nga shteti.
Vuçiç
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbërriti në hotelin ku do të akomodohet në Alpbach, ku edhe do të zhvillohet Forumi Evropian. Ishte zgjedhja e Franc Fischer, presidentit të Forumit që të priste më parë presidentin e Serbisë.
Së fundmi, në Ballkan, tema e re e diskutimit është ajo e rishikimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, një tezë e cila mbështetet nga të dy presidentët e vendeve por kundërshtohet nga fort nga politika shqiptare dhe serbe. Qëndrimin kundër rishikimit të territoreve e ka marrë edhe Kisha serbe.
Për të vijuar me bisedimet, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 7 shtator.
Komente






