Forumi i Kartës Ndërkombëtare të Energjisë, Balluku: Prioritet diversifikimi i burimeve për prodhimin e energjisë

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur Forumi i Kartës Ndërkombëtar të Energjisë,  ku u diskutua për diverisfikimin e energjisë, burimeve të rinovueshme dhe efiçencës së Energjisë.

Në fjalën hapëse të këtij takimi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se në prodhimin e energjisë elektrike Shqipëria vazhdon të mbetet një vend 100% prodhues nga burime të rinovueshme dhe ndoshta është i vetmi i tillë në Europë.

Ndërkohë Balluku theksoi se zhvillimi i Forumit të Konferencës së Kartës së Energjisë 2019 nën presidencën shqiptare është një nga ngjarjet më të rëndësishme për sektorin e energjisë në Shqipëri dhe për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë veçanërisht.

Në këtë forum kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare.

 “Prioritetet e presidencës shqiptare, që reflektojnë dhe parimet dhe objektivat e Kartës së Energjisë, janë ndërlidhja me rrjetet rajonale të energjisë, krijimi i një tregu energjetik konkurrues, inkurajimi i procesit të tranzicionit të energjisë mbështetur në rritjen e kapaciteteve të gjenerimit të saj nga burime të rinovueshme si dhe modernizmi i traktatit të Kartës”, u shpreh Balluku duke shtuar se në fokus të këtij mandati mbetet edhe zgjerimi i vazhdueshëm i Kartës nëpërmjet anëtarësimit të vendeve të reja.

Duke u ndalur tek Shqipëria, Balluku nënvizoi se prioritet mbetet diversifikimi i burimeve për prodhimin e energjisë në vend. “Shqipëria ka vendosur si prioritet të parë të saj diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë në vend duke u bazuar në potencialet kombëtare por dhe ato rajonale e më gjerë. Në prodhimin e energjisë elektrike Shqipëria vazhdon të mbetet një vend 100% prodhues nga burime të rinovueshme dhe ndoshta është i vetmi i tillë në Europë. Nxitja dhe mbështetja e qeverisë shqiptare si nga ana ligjore dhe ajo ekonomike i investimeve në energjinë e rinovueshme do të rrisë treguesit e diversifikimt dhe do të përmirësojë sigurinë energjetike në vend, shoqëruar kjo me pritshmërinë e lartë mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerësoi hartimin dhe publikimin e përvitshëm të raportit mbi vlerësimin e riskut të investimeve në energji duke theksuar se ky raport është një instrument i vyer i cili i shërben politik bërësve dhe investitorëve për vlerësimin e politikave, identifikimin e barrierave penguese dhe forcimin e kuadrit rregullator me qëllim përthithjen e investimeve në energji dhe reduktimin e pengesave për realizmin e tyre.

Mbajtjen e Forumit të Kartës Ndërkombëtare të Energjisë në Tiranë e përshëndeti edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kartës Energjetike Urban Rusnák.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 13/06/2019 18:14

    Po kjo si del si perfaqsusja Krimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër