Forumi i Shëndetësisë, Manastirliu: Mamografia e detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç

Forumi i Shëndetësisë, Manastirliu: Mamografia e detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç

Foto gjatë Forumit të Shëndetësisë

Një  Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç është bërë nga ministrja Manastirliu në Forumin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik “Le të veprojmë së bashku për të mposhtur kancerin e gjirit”.

Duke theksuar rëndësinë që ka kontrolli periodik i gjirit për të parandaluar në kohë kancerin e gjirit, Manastirliu tha se falë investimeve në mamografi në të gjithë vendin kemi rritje të diagnostifikimit të hershëm.

Gjatë vitit 2018 investuam në 5 mamografi në spitalet e Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit dhe Vlorës. Në 2018 u rrit me 50% numri ekzaminimeve. Brenda këtij viti, plotësojmë me mamografi dhe spitalin e Lezhës dhe brenda 2020 edhe spitalin e Fierit, ndërkohë që shërbimi i mamografive të lëvizshme do ta ofrojë shërbimin edhe në zonat më të thella”, tha Manastirliu.

Manastirliu  përmendi investimin e mbi 24 mln euro për kurat për trajtimin e tumoreve, duke siguruar akses universal, terapi cilësore dhe shpenzime më të ulta nga xhepi për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal në garantimin e shërbimit afër vendbanimit për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Kemi hapur njësinë e kemioterapisë në Fier, duke e çuar në 6 numrin e njësive në spitalet rajonale, që kanë ofruar 1800 trajtime falas me terapi të targëtuar të herceptinës këtë vit”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë e vuri e theksin tek diagnostikimi në kohë, për të mos shkuar në fazat e vonshme te mjeku.

Pas impelemtimit të programit të Kontrollit Mjekësor Bazë, programit të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, tashmë me Programin Kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit plotësojmë standartin evropian të programeve të parandalimit në qendër të politikave shëndetësore, duke e kthyer fokusin tek shëndeti dhe jo tek sëmundja”, tha Manastirliu.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe ka ardhur në rritje vit pas viti. Gjatë vitit 2018 janë 708 raste të reja të kancerit të gjirit.

Të dhënat e regjistrit kombëtar të kancereve, tregojnë se në Shqipëri shënohen rreth 6 mijë raste të reja ne vit të të gjitha llojeve të tumoreve. Vdekshmëria  është ulur në mënyrë të qëndrueshme për gratë nën 50 vjeç dhe nuk ka rritje në tërësi, pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik