Forumi i të Rinjve Myslimanë: Alma
Lama, ik në Shqipëri! Nuk të duam!
Forumi i të Rinjve Myslimanë e akuzon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama si radikale. Sipas këtij forumi, "ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë dhe hoxhallarët e Kosovës". Kjo pas dorëheqjes së Lamas si deputete e Vetëvendosjes pas deklaratës së kreut të saj, Albin Kurti pro shamive në kokë. "Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri!”, thuhet ndër të tjera në letër.
PRISHTINË - Forumi i të Rinjve Myslimanë e akuzon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama si radikale. Sipas këtij forumi, "ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Myslimanë, për të cilin kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë”, thuhet në këtë letër publike.
Kjo deklaratë, e transmetuar nga "Koha Ditore", pasi Lama këto ditë mori vendimin të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje! Arsyen e largimit të saj nga kjo lëvizje, Alma Lama e lidh me qëndrimin patriotik që VV ka mbajtur në lidhje me respektimin e lirive fetare për besimtarët myslimanë të Kosovës, thuhet në një letër dërguar mediumeve në vendin tonë nga ana e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë.
“Kryetari i VV-së, Albin Kurti është shprehur pro mbajtjes së shamisë dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër myslimanëve në Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar anti-kosovaren Alma Lama, e cila kërkon që Kosovën ta kthejë në një shtet të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës", thuhet në deklaratën e forumit.
Pasi VV-ja nuk ka pranuar që t’i shpallë luftë besimtarëve myslimanë në Kosovë, Alma Lama në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë lëvizje dhe e ka akuzuar atë për infiltrim me lëvizje radikale. Ky forum e “përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga VV-ja” dhe shprehet se i vjen keq që VV-ja “është infiltruar, ofenduar dhe tradhtuar nga një emigrante sikur Alma Lama. Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!”.
“Tani, pas largimit të Alma Lamës nga VV ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës, të cilat iu dhanë VV-së! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhtuar VV-në, që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij!.
Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno aty dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj! Alma Lama ik andej nga ke ardhur, se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!”, thuhet në këtë letër.
Ky forum kërkon nga Prokuroria e Prishtinës që të hapë procedurë penale për, siç vlerëson ai, nxitje të urrejtjes ndaj popullatës myslimane të Kosovës, ndaj Alma Lamës, dhe Parlamenti t’ia heqë imunitetin, ashtu sikurse iu është hequr imuniteti deputetes Le Pen nga Parlamenti Evropian, e cila kishte bërë thirrje për nxitje të dhunës kundër myslimanëve.
Letra e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë përfundon me parullën “Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.2%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën
30 Korrik, 19:41
-
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 19:41
-
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën
30 Korrik, 19:35
-
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Guras në Pogradec, forcat zjarrfikëse dhe banorët 'në luftë' me flakët
30 Korrik, 19:27
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve
30 Korrik, 19:01
-
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik
30 Korrik, 19:00
-
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 18:55
-
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
30 Korrik, 18:48
-
Deputetët socialistë takojnë ministrat e rinj, Rama nuk takon Spiropalin! Peleshi i uron suksese pasardhësit të tij Pirro Vengu
30 Korrik, 18:45
-
Arrihet marrëveshja me Belgjikën, Leonard Duka do të ekstradohet në Shqipëri
30 Korrik, 18:39
-
Përkeqësohet situata në Shëngjin/ Kërkohet evaukimi i banorëve në lagjen e portit, ndodhet depozitë gazi 5 mijë litërshe
30 Korrik, 18:33