Pjesë e mbështetjes do të jetë qeveria shqiptare në bashkëpunim me USAID-in, të cilët kanë zhvilluar për këtë qëllim në Tiranë dhe Forumin Ballkanik të Biznesit dhe Sipërmarjeve. Sipas zv/kryeministrit Niko Peleshi, “është në prioritet e Qeverisë shqiptare mbështetja e këtyre sipërmarrjeve, sidomos kur bëhet fjalë për sektorë prioritar si, energjetika apo turizmi”.
Sipas Peleshi, qeveria po përpiqet që të përmirësojë klimën e biznesit në vend, duke krijuar një ekonomi sa më konkuruese në Ballkan.
Drejtori i USAID-it Jim Barnhart, tha gjatë këtij forumi se, mbështetja vjen me synimin për të krijuar nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike me bazë të gjerë në Shqipëri. Në forum marrin pjesë rreth 30 biznese start-up nga i gjithë Ballkani dhe 7 prej tyre janë sipërmarrje shqiptare.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)